.

Tensionohet situata/Kameramani filmon protestën tek Unaza e Re, goditet me grusht nga qytetari(Foto)

Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish sot aksin rrugor të njohur si “Astiri” në Tiranë. Mësohet se në ditët në vijim protesta do të zhvendoset drejt Bashkisë dhe Kryeministrisë.
Banorët nuk kanë lejuar kalimin e automjeteve në të dy akset e Unazës së Madhe, duke bërë thirrje për një dëmshpërblim të plotë të banesave që preken nga projekti.
Gjatë kësaj proteste ka patur dhe konfrontime fizike mes drejtuesve të automjeteve dhe banorët.Madje nga kjo protestë është goditur kameramani i një media private.

Ai ka qenë duke filmuar protestën, ndërkohë që është goditur me grusht nga drejtuesi i një automjeti tip “Benz”.

Në protestë kanë marrë pjesë dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, Flamur Noka, Oriola Pampuri dhe disa përfaqësues të Partisë Demokratike.