.

Tensione tek Unaza e Re/ Arrestohet protestuesi, deputetët e opozitës thirrje policisë: Lirojeni urgjentisht ose…(Video)

Protesta tek Unaza e Re është shoqëruar me momente tensioni dhe policia ka ndaluar një nga protestuesit, shtetasin Dorian Protoduari.
Ndërkohë në komisariatin nr 6, në mbështetje të protestuesit të ndaluar, kanë mbërritur deputetë të PD dhe deputeti i LSI Endrit Braimllari.Protestuesi sipas tyre u ndalua pasi mbante sot megafonin në protestë.

“Policia që i shërben interesave klienteliste prangos qytetarët që protestojnë tek njësia 6. Dorian Protoduari është arrestuar nga kjo polici bandite, e cila po ju bën presion direkt qytetarëve. I bëj thirrje Policisë që ta lirojë urgjentisht ose do të ketë përgjegjësi të madhe”- shkruan ne faqen e tij ne Facebook deputeti Klevis Balliu, duke postuar edhe këtë video.

E PATOLERUESHME SJELLJA BANDITESKE E POLICISË KUNDËR QYTETARËVEPolicia që i shërben interesave klienteliste prangos qytetarët që protestojnë tek njësia 6. Dorian Protoduari është arrestuar nga kjo polici bandite, e cila po ju bën presion direkt qytetarëve. I bëj thirrje Policisë që ta lirojë urgjentisht ose do të ketë përgjegjësi të madhe.

Publiée par Klevis Balliu – Faqja Zyrtare sur Samedi 10 novembre 2018