.

“Hapu o zotëri”, nis protesta tek ‘Unaza e Re’.Protestuesit përplasen me drejtuesit e makinave

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish për të protestuar gjatë ditës së sotme, duke shënuar kështu ditën e tetë të protestës.
Ata po protestojnë kundër prishjes së banesave për shkak të projektit të ri të qeverisë në këtë zonë dhe kanë kërkuar dëmshpërblim për shtëpitë.
Banorët kanë bllokuar qarkullimin dhe kjo ka sjellë tensione mes protestuesve dhe automjeteve.

“Hapu o zotëri”, i ka bërë thirrje një nga shoferët protestuesit që ndalonte qarkullimin.
Aktualisht në vendngjarje mungojë forcat e policisë.