.

Nga vaji i ullirit tek përdorimi i uthullës, ja si duhet të veproni nëse hala e peshkut mbetet në fyt

Të gjithëve na ka ndodhur të na ketë mbetur hala në fyt ndërkohë që konsumojmë peshk. Dhe menjëherë na kap paniku dhe mundohemi me disa mënyra pë ta kapërcyer. Më poshtë po iu tregojmë disa mënyra të shpejta se çfarë duhet të bëni:

Teshtitja

Është forma e parë e mbrojtjes që bën trupi. Provoni ta përforconi këtë veprim të organizmit që ta risillni halën sërish në gojë.

Vaji i ullirit

Nëse teshtitja nuk funksionon, provoni të kaloni në fyt një lugë me vaj ulliri: do të lubrifikojë ezofagun duke e ndihmuar kështu halën që të rrëshqasë drejt stomakut.

Pini ujë të kripur

Merrni një gotë me ujë të vakët dhe pak të kripur. Efekti shpëlarës i ujit do ta marrë me vete halën.

Banane

Përtypeni për një copë herë të mirë bananen dhe pastaj kalojeni poshtë në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur. Kjo ndihmon për të eliminuar bezdisjen që krijon hala.

Tuli i bukës

Tuli i bukës ka qenë gjithnjë mënyra më efikase për t’u çliruar nga hala e peshkut në fyt: nëse e keni të mundur, lageni në qumësht të ngrohtë përpara se ta hani.

Uthulla

Ndër metodat e gjysheve është edhe ajo e pirjes së uthullës së tretur në ujë! Për t’u provuar edhe kjo nëse asnjë prej atyre më sipër nuk jep rezultat!

Ato që ju listuam këtu janë metodat më të përhapura dhe më të përdorura me synim që të çlirohemi nga halat e ngecura në fyt. Nëse bezdisja është e vazhdueshme dhe bëhet shkaktare e dhimbjes kur ushqehemi, ju këshillojmë menjëherë t’i drejtoheni mjekut!