.

Ka adoptuar 5 fëmijë me aftësi të kufizuara, historia e 34 vjeçarit kthehet në frymëzim për të gjithë prindërit

Me beben në krah duke e qetësuar, Ben Carpenter duket si çdo baba tjetër në botë. Por Ben është ndryshe, sepse Noah është fëmija i pestë me aftësi të kufizuara që ai ka adoptuar. Dhe ai thotë se duke parë arritjet e tij, ditët i ka të mbushura me lumturi.

“Unë i dua ata. Njerëzit më thonë se është një punë e vështirë por unë dua çdo gjë që bëj. Ata janë fëmijë të mrekullueshëm. Ata nuk e lënë paaftësinë e tyre që t’i kthejë mbrapsht në përparim, ata thjesht janë një burim jete”, shprehet babai super hero.

Beqari Ben 34 vjeç, ishte vetëm 21 vjeç kur aplikoi për të adoptuar fëmijën e parë, Jack dhe ai beson se është djali më i ri në botë që ka adoptuar fëmijë. Jack, tani 11 vjeç vuan nga autizmi dhe falë përkujdesjes së Ben, ai ka lulëzuar.


Super babai më pas adoptoi 7-vjeçarin Ruby, i cili vuan nga sindroma Pierre Robin, skolioza, përdorimi i kufizuar i krahëve si shkak i mungesës së kockave dhe është i verbër. Ai është gjithashtu baba i gjysmës së motrës së Ruby, Lily, gjashtë vjeçe, që është e shurdhër, si dhe Jozefi tre vjeç, i cili ka sindromën Down.

Historia e tij shërben vërtetë si frymëzim për të gjithë prindërit, të cilët mund të hasen me vështirësi nga më të ndryshmet në rritjen e fëmijës edhe pse ata mund të mos vuajnë nga sëmundje të tilla.