.

Astrologe Meri parashikon: Një surprizë do t’i ndryshojë jetën kësaj shenje horoskopi

“Një javë e re që vazhdon akoma me hënën e re në Peshore dhe me Aferditën që vazhdon ecurinë e saj të kundërt, do jetë një javë me nuanca romantike. Kjo do ndodh pasi Afërdita do takohet me Mërkurin dhe Neptuni do lidhet pozitivisht me Mërkurin. Këto ditë do t’i japin më shumë thellësi ndjenjave dhe kujtimeve. Takimi i Mërkurit me Neptunin në shenjat e ujit do sjell takimin e logjikes me fantazine në anën më romantike dhe te ngrohte. Marrëdhëniet do kene thellesi, vertetesi dhe thelb. Do na ndihmojë shumë këtë javë kontakti me elementin ujë, shëtitje në det, zhurmën e detit, muzikë dhe dialogjizëm”, njofton astrologe Meri.

Më poshtë parashikimi javor për të gjitha shenjat.

Dashi
Një mundësi e mirë këtë javë që të largoheni nga rutina dhe problemet. Përmbushi me energji trupin dhe shpirtin tuaj. Kontaktet me Peshq dhe Akrep do jenë të mira.

Demi
Romantizmi pa realizimin mund t’ju nervozojë, por sidoqoftë një partner me pasion do ju tërheqi larg çdo marrdhënie indiferente. Komunikim i mirë me Virgjëresha, Akrepë dhe Luanë.

Binjakët
Do keni njohje të mira romantike në ambjentin e punës dhe do ju shkëpusë paksa nga detyrimet dhe përkushtimet e lodhshme në marrdhëniet egzistente.

Gaforrja
Një takim surprizë do ta kthejë vëmendjen tuaj në jetën erotike në gëzimin e jetës dhe në punë që ju japin kënaqësi. Një kujtim ju rikthen në një lidhje të harruar.

Luani
Marrdhëniet ekonomike me Binjakët dhe Virgëreshat do të bëhen temë e diskutimeve në këtë periudhë. Mund të favorizoheni edhe në një biznes familjar.

Virgjeresha
Mund të keni një ndjesi tradhëtie apo vetmie dhe kjo do ju largojë pak nga komunikimi dhe veprimtaritë e përditëshme. Do merreni me meditim.

Peshorja
Do kërkoni dhe ndjeni kthimin e një periudhe lulëzimi ne çështjet ekonomike. Ka mundësi të përcaktoni apo filloni një punë të re.

Akrepi
Fantazi, ndjenjë, komunikim dhe dashuri sidomos me Peshqit, Virgjëreshat apo Binjakët. Kjo periudhë do ju sjell shumë njerëz.

Shigjetari
Pavarësisht hapjeve dhe sqarimit të marrëdhënieve në përgjithësi përsëri do tentoni takime të fshehta romantike dhe pasionante.

Bricjapi
Miqtë dhe mbështetësit tuaj mund të kenë me shumë fantazi dhe fat se ju në këtë periudhë. Do ishte mirë të tërhiqeshit nëse vetë nuk jeni të suksesshëm.

Ujori
Ka ardhur momenti të kujtoni persona që ju kanë këshilluar apo ndihmuar. Do bëni mirë të riktheheshit aty ku e kishit lënë një marrëdhënie apo marrëveshje. Takim me një Akrep.

Peshqit
Sado të rrëmujshëm dhe konfuz mund të arrini të përcaktoni një drejtim të qartë në jetën tuaj sentimentale. Më në fund dicka po konsolidohet në jetën tuaj.