.

Habit Donald Trump: Tani e pëlqen 25% më pak muzikën e Taylor Swift për një arsye të çuditshme

Pak kohë më parë këngëtarja e njohur Taylor Swift theu heshtjen e gjatë në lidhje me çështjet politike dhe ofroi mbështetjen e kandidatit kundërshtar të Donald Trump në garën për senatin në Tennessee.
Ajo refuzoi të mbështeste kandidaten e Trump-it Marsha Blackburn dhe përkrahu ish- guvernatorin e senatit Phil Bredesen

“Ashtu si në të kaluarën, do të doja të vazhdoja të votoja për gratë, por nuk mund ta mbështes Marcha Blackburn. Unë do të votoj për Phil Bredesen”, u shpreh Taylor, e cila vazhdoi më pas me të tjera deklarata. “Marsha votoi kundër pagës së barabartë për gratë. Votoi kundër aktit që i mbron gratë e dhunuara në familje. Ajo beson se bizneset kanë të drejtë të refuzojnë shërbimin e çifteve homoseksuale. Ajo beson se ata nuk duhet të kenë të drejtën për t’u martuar. Këto nuk janë vlera për në Tennessee.”

E pyetur mbi një deklaratë të tillë, Trump u shpreh se e pëlqen 25 % më pak muzikën e Taylor-it tani. “Ajo nuk di asgjë për një grua të mrekullueshme si Marsha”.

Swift është shfaqur gjithmonë në mbrojte të të drejtave të LGBTQ dhe jo vetëm.

“Gjithmonë kam dashur të hedh votën time për kandidatin që do të mbrojë të drejtat e njeriut. Unë besoj në luftën për të drejtat e LGBTQ, jam kundër çdo lloj forme diskriminimi bazuar në orientimin seksual ose gjinor. Besoj gjithashtu se racizmi sistematik ndaj njerëzve me ngjyrë është i tmerrshëm, i pështirë.”