.

Video/ Ndeshje e “çmendur”, Sançez shpëton stolin e Murinjos

Një ndeshje e çmendur ka qenë ajo e sotmja në stadiumin “Old Trafford” midis Mançester Junajtid dhe skuadrës së Njukasëllit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Zhose Murinjo u shokua në pjesën e parë teksa pësoi dy gola nga Kenedi dhe japonezi Muto. Por pjesa e dytë ishte ndryshe nga e para.

Një Junajtid që në pjesën e dytë u fut vetëm me objektiv përmbysjen të cilën e arriti. Lojtarët që u futën si zëvendësues në fushë, pra Mata dhe Sançez shënuan dy gola në këtë përmbysje ndërsa tjetrin e shënoi Entoni Marsial.