.

Cana kritikon trajnerin e Marsejës: Gustavo s’luan në mbrojtje, duhet të…

Të gjithë e mbajnë mend ish-lojtarin e tyre Lorik Cana i cili ka pasur aftësi të veçanta lidershipi kur ka luajtur së fundmi për francezët. Së fundmi ai është pyetur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet skuadra franceze. Cana u shpreh me tone kritike për trajnerin Rudi Garsia. E gjitha lidhej me pozicionin e lojtarit Luis Gustavo. Braziliani së fundmi është aktivizuar në mbrojtje një pozicion i cili nuk është natyral për të pasi ai luan në mesfushë dhe këtë ka dashur edhe Cana t’ia bëjë të qartë trajnerit Garsia teksa thotë:

“Ai nuk është një mbrojtës. Nuk mendoj se Gustavo është lojtari i duhur për t’u përshtatur në qendër të mbrojtjes. Ai mund të ndihmojë dhe po e bën. Më vjen keq, por nuk është mbrojtës. Në mesfushë, ti mund t’i lejosh vetes të humbësh një apo dy herë topin. Diçka normale, por mbrapa është e ndaluar”.