.

Panuçi u rrëmben një tjetër lojtar, shpërthejnë në Kosovë

Kohët e fundit, kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës janë në një “luftë” sa i përket futbollistëve të talentuar.

Ditën e djeshme gjakrat janë nxehur sërish dhe shkak është bërë thirrja në Kombëtaren e Shqipërisë e mbrojtësit Kastriot Dermaku për 2 sfidat e radhës ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

Kjo ka sjellë dhe reagimin e tifozëve të përfaqësueses së Kosovës.

26-vjeçari që luan me Cosenzan në Serinë B italiane ishte grumbulluar në dy ndeshjet e para të Kosovës për Ligën e Kombeve me Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.

Dermaku ka debutuar në 2013 me 21-vjeçarët e Shqipërisë.

Por zgjedhja e tij e vonshme për të përfaqësuar Shqipërinë konsiderohet “një akt tradhëtie” nga tifozët e përfaqësueses së Kosovës.