.

Ish-kampioni i botës humb jetën në aksidentin tragjik

 

Bota e sportit të boksit ka marrë ditën e sotme një lajm të tmerrshëm. Graciano “Rocky” Rochhiagian është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Ish-kampioni i botës në peshat e mesme është përfshirë në një aksident të tmerrshëm automobilistik teksa po udhëtonte për në Itali.

Gjermani nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marrë dhe ka ndërruar jetë. Graciano numëron 41 fitore, 6 barazim dhe 1 humbje në karrierën e tij në boks. Në vitin 1998 ai fitoi titullin WBC në kategorinë “light-heavyweight”.