.

LIVE/ Starton pjesa e dytë Kukësi-Luftëtari, Cungru bën…

Po luhet në “Elbasan Arena” sfida e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Luftëtarit. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas fitoreve në javën e 5-të, teksa do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive. Edhe pse me një diferencë të konsiderueshme pikësh në klasifikim, skuadrat nuk kanë shumë diferenca në organikën e lojtarëve.

Pas triumfit ndaj Teutës, trajneri Gentjan Mezani kërkon të tregojë se fitorja në debutim nuk ishte një rastësi. Verilindorët në rast fitoreje, do t’i bashkohen Partizanit në krye, me pikë të barabarta.

LIVE| KUKËSI-LUFTËTARI 0-0

KOMENTI LIVE: 

46′ Starton pjesa e dytë. Kukësi kryen zëvendësimin e parë, largohet Shafik, në fushë Shpaher.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45+1′ Ndëshkohet edhe Rapa për ndërhyrje të gabuar ndaj Ethemit.

42′ Kartoni i parë i verdhë në këtë ndeshje, ndëshkohet Rexhinaldo.

38′ Rast i shkëlqyer për Kukësin, Shafik godet bukur me kokë nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me traversën.

36′ Radoviç provon të niset i vetë, por del portieri Frashëri që kontrollon topin.

26′ Kukësi pretendon për një 11-metërsh pas një kontakti brenda zonës, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi.


22’ Shkurtaj dhe Ymeri kombinojnë bukur në hyrje të zonës së Kukësit dhe niset një top për Rrapën i vetëm në zonën, por pozicioni i tij është i parregullt.

19′ Rasti i parë i rrezikshëm për Kukësin, Ethemi nga shumë pranë ka goditur në mënyrë të gabuar, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

17’ Tjetër top i nisur para në sulm nga ana e Luftëtarit, por Shameti ndërhyn duke larguar në mesfushë.

15′ Shkodra gjuan lehtë, duke mos shqetësuar portierin Ruçi.

13′ Limaj provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit.

6′ Melo hedh një top të rrezikshëm në zonë, por largon mjaft mirë Rapa.

5′ Ndeshje e luftuar në mesfushë, por pa raste konkrete në portat kundërshtare.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Limaj, Shkodra, Melo, Shfaik Tigrusha, Rexhinardo
Trajner: Armando Cungu

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Rapo, Milosavljev, Radoviç, Ymeraj,  Shkurtaj
Trajner: Gentian Mezani /Panorama