.

Luhet Juventus-Napoli, Ancelotti dhe Allegri befasojnë me deklaratat e tyre

Do të luhet ditën e shtunë ndeshja kryesore e kësaj jave në Serie A.

Kryesuesit e Juventus do të presin në shtëpi vendin e dytë Napolin.

Ndryshe nga sezoni i kaluar ku napolitanët drejtoheshin nga Sarri, këtë herë në krye të ekipit të tyre do jetë një emër mjaft i njohur si Ancelotti.

Të dy trajnerët kanë dhënë deklaratat e tyre para mediave në prag të sfidës.

Allegri e nisi deklaratën fillimisht me lëvdata për trajnerin italian të Napolit, ndërsa theksoi se ai po bën mirë me ekipin e tij.

Massimiliano tha:

Ai është profesori. Tashmë jeni duke e parë dorën e tij te Napoli. Ekipi ka marrë tiparet pozitive të trajnerit të tij. Ne jemi në një moment të mirë dhe do të përpiqemi për të vazhduar në këtë rrugë edhe nesër. Do të jetë një ndeshje e mirë, e cila në nivel të renditjes ka shumë më tepër vlera për Napolin se sa për ne.”
Më tej ai bëri të ditur edhe lojtarët që do ta fillojnë ndeshjen nga fillimi:

Ata që do të luajnë patjetër nga fillimi janë: Szczesny, Bonuçi, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Matuidi dhe Ronaldo. De Sciglio dhe Khedira do të kthehen në Udine. ”
Ndryshe paraqitet situata në kampin e Napolit.

Carlo Ancelotti do të duhet të kërkojë fitoren, pasi janë ato që ndodhen 3 pikë pas Juventus.

I pyetur për ndeshjen dhe fituesin e saj, ai tha:

Kush fiton? Nuk do të jap asnjë emër. Kemi punuar fort, jemi stërvitur mirë. Problemi i vetëm për këtë ndeshje do të jetë formacioni, i vështirë për t’u përzgjedhur prej meje. Ekipi është mjaft mirë fizikisht dhe i motivuar. Më shumë se 11 lojtarë meritojnë të luajnë kundër Juventusit për atë që kanë treguar në ndeshjet e fundit.”
Juventus renditet në vendin e parë në Serie A me 18 pikë, ndërsa ndiqet nga Napoli me 15 pikë.