.

LIVE/ Starton pjesa e dytë Tirana-Partizani, trajnerët…

Po luhet në “Selman Stërmasi” deri i shumëpritur mes Tiranës dhe Partizanit. Një atmosferë e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, i cili është i mbushur plot e për plot.

Derbi nuk luhet, por fitohet thotë një shprehje e famshme. Ndaj të dy skuadrat do të japin maksimumin në fushë për ta fituar këtë betejë, për vete dhe për tifozët. Të kuqtë vijnë me moral më të lart në këtë përballje, teksa triumfuan në përballjen e fundit ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Tirana barazoi në transfertë me kampionët e Skënderbeut, në një takim të kontestuar për shkak të gjykimit.

766a1c05-fd3d-468f-8349-7dd7ea083c7a

Nuk mungojnë surprizat në formacion, teksa në protokollin e bërë publik 1 orë para ndeshjes ishte titullar Oduamadi, por  ish-sulmuesi i Milanit, nuk ia dali, duke i lënë vendin Sentamut. U fol për një lënie jashtë 18 të kapitenit Erando Karabecin, por me një urdhër nga lart, futbollisti iu bashkua skuadrës në stol. Për sa i përket Partizanit, nuk ka surpriza, ku Bardhi do të jetë në majë të sulmit, i ndihmuar nga Mensah.

bandicam 2018-09-28 19-40-50-339

LIVE| TIRANA-PARTIZANI 0-1

Mala 21′ 

KOMENTI LIVE: 

48′ Bardhi merr një top të bukur nga Telushi, por preferon të kthehet mbrapa, duke pasuar për Asanin, ky i fundit provon me një gjuatje, por topi përfundon në duart e Likës.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë, Tirana-Partizani 0-1. 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë për shkak të ndalesave të shumta.

41′ Hila ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kobinës.

37′ Trashi provon të krosojë nga e majta, por topi kontrollohet nga portieri Lika.

34′ Asion Daja hedh një kros të rrezikshëm në zonë, por grushton portieri Hoxha, duke larguar rrezikun.

30′ Tjetër kërcënim në portën e Partizanit, është Asion Daja që provon me një gjuajtje të rrezikshme, topi ndalet nga portieri Hoxha.

27′ Trashi provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën.

26′ Ndëshkohet edhe Maveje me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.

21′ GOOOOL PARTIZANI 0-1. Mala kalon në avantazh të kuqtë pas një asisti perfekt të Asanit. Mesfushori shtatshkurtër i vjedh kohën mbrojtësit dhe gjuan saktë duke dërguar dopin në cepin e rrjetës. 

19′ Gjuan mesfushori Telushi, por gjuatja shkon mbi kuadrat.

18′ Faull në limitet e zonës për Partizanin, Turtulli ndërhyn në mënyrë mënyrë të gabuar ndaj Mensah, karton i verdhë për mbrojtësin te Tiranës.

15′ Telushi provon me një gjuatje të befasishme nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.

14′ Kundërpërgjigjet Partizani me Asanin, por gjuajtja e mesfushorit nga goditja e dënimit grushtohet nga Lika.

12′ Pranë golit Tirana me Edon Hasani, por mesfushori nuk gjuan saktë me kokë duke shpërdoruar një shans të artë.

11′ Maveje provon me një gjuatje nga distanca, por topi shkon larg kuadratit.

10′ Ende asnjë shkëndijë në portat respektive.

9′ Mala provon të hedh një top të rrezikshëm në zonë, por nuk ndodhet askush.

4′ Partizani provon të avantacojë përpara me Asanin, por del Ilion Lika, i cili kontrollon topin.

3′ Telushi provon me një gjuatje nga distanca, por tërësisht e gabuar, topi përfundon mbi kuadrat.

2’ Blazhevski lëshon shkëndijën e parë me një gjuajtje në hyrje të zonës, pa gjetur kuadratin.

1′ Ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”, Partizani luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Lika, Hoxhallari, Berisha, Turtulli, Maveje, Daja, Hasani, Kobinah, Sentamu, Blazhevski.
Trajner: Ze Maria

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Mala, Asani, Mensah, Bardhi.
Trajneri: S. Gega

42674928_1146877378801075_7801668532516683776_n

/Panorama