.

“Dua të jetoj jetën time reale”, këngëtarja më e ndjekur në Instagram heq dorë nga rrjetet sociale

Përkushtimi i saj ndaj rrjeteve sociale është tepër i dukshëm dhe jo më kot Selena Gomez është një nga këngëtaret më të ndjekura në Instagram.

Mesa duket ditën e djeshme, Selena ka treguar se është mërzitur me to dhe ka vendosur të bëj një pushim

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote! Përditësim: Po bëj një pushim nga rrjetet sociale. Përsëri. U jam shumë mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh. Por për momentin dua të jetoj jetën time reale dhe momentet që më dhurohen.
Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”,-shkruan Selena krahas fotos së saj në Instagram.