.

Zbulohet sekreti i fshehur prej kohësh: Princ William ka vuajtur nga problemet e shëndetit mendor, ja çfarë rrëfen ai për atë kohë

Kur bëhet fjala për Pallatin Mbretëror, janë të shumta thashethemet dhe bisedat lidhur me të, megjithatë jo çdo gjë mund të rezultojë e vërtetë.
Sidoqoftë, ashtu si çdo person tjetër, edhe anëtarët e familjes mbretërore kanë probleme të cilat kanë arritur të dalin jashtë dyerve dhe më pas janë pohuar nga vetë ata.

Princi William, bashkëshorti i Kate Middlteton ka rrëfyer kohët e fundit se ka pasur probleme të shëndetit mendor, gjë që ka shqetësuar njerëzit rrotull tij dhe se është trajtuar në këtë drejtim.

Ai i ka zbuluar detajet, duke folur mbi projektin më të ri për shëndetin mendor në punë. Pak ditë më parë, Princi mbajti një fjalim mjaft frymëzues ku mori pjesë në prezantimin e projektit dhe foli për sfidën që ka pasur me këtë problem sekret që ka dalë publikisht vetëm tani.

“Sheh vetëm gjëra të trishtuara çdo ditë, dhe mendon se jeta është kështu. Çdo ditë e merrni me dëshpërim, trishtim dhe dhimbje. Keni shumë tension dhe nuk keni mundësi ta shkarkoni atë nëse nuk jeni të kujdesshëm”. – tha princi William, duke iu referuar asaj kohe.

Prandaj ai e ka mbajtur deri tani këtë sekret dhe ka zgjedhur këtë rast për të treguar se është shumë afër njerëzve të thjeshtë.

“Jemi njerëz dhe ndonjëherë harrojmë betejat tona, krijojmë një mburojë për ta bërë më të mirë punën tonë por është një forcë që përshkon edhe blindimet.” – përfundoi William.