.

Rikthehet pas 30 vitesh tek shkolla “Kosova”, flet Ardit Gjebrea: E pabesueshme se si ka ndryshuar, mu kujtua…

Ardit Gjebrea mbërriti i pari sot te shkolla Kosova për të kujtuar shkollën e tij fillore dhe për të parë se si është transformuar.

“Mora rrugën të vij në shkollën time Kosova ku kam studiuar në katër vitet e mia të para. Mbylla sytë dhe erdha që të gjeja atë ndërtesën një katëshe që ishte në formë U-je dhe shikoni se çfarë shikoj. Është e pabesueshme se si kjo shkollë ka ndryshuar dhe menjëherë mu kujtua filmi “ritorno al futuro” me ato 30 vitet që do të vijnë më pas do të doja që të studioja. Që të isha fëmijë , por jo tek shkolla një katëshe, te kjo shkollë e cila simbolizon atë që do të vijë 30 vite më pas. Tani ju me efektet speciale më bëni dot bebe më bëni bebe, thotë Gjebrea.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj thekson se pas 3 vitesh punë, janë rikonstruktuar të gjithë shkollat e Tiranës, me mjedise sportive, laboratorë e bibliotekat që nuk ekzistonin në pjesën më të madhe prej tyre.