.

Video/ Zaho si Rama, luan futboll me fanellën e Juves

  

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të diel ta kalojë pranë familjes. Dhe me sa duket kjo ditë ka qenë vërtet relaksuese për të. Këtë e themi pas një video që vetë kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit në Instastory.

Në video shfaqet djali i tij i vogël, Zaho duke luajtur futboll, teksa mban veshur mban fanellën e ekipit të Juventusit.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është një nga tifozët më të flaktë të skuadrës së Juventus.