.

Nuk ishte prezente, Arbana reagon për herë të parë për dasmën e Ledionit dhe Sarës

Spekulimet ishin të shumta në momentin kur Arbana Osmani nuk u shfaq në dasmën e mbajtur në Como, Itali, të Ledion Liços dhe Sara Hoxhës.

Siç e dimë të gjithë, Arbana dhe Ledioni janë miq të ngushtë prej vitesh, por të gjithë menduam se pati një krisje mes marrëdhënies së tyre. Kjo nuk është aspak e vërtetë, ku Arbana e konfirmon më së miri se marrëdhënia mes tyre është shumë në rregull.

Sara Hoxha ka postuar disa foto nga dasma e saj madhështore e mbajtur më 11 gusht, ku midis komenteve mjaft pozitive dhe të dashura ndaj çiftit, gjendet edhe një koment nga Arbana.

“Shumë bukur”, ka komentuar Arbana në foto.