.

Kejvina rrëfen “hallin” e madh: Do bëj gjoksin operacion se…

Kejvina Kthella i habiti të gjithë me deklaratën e saj mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”. Edhe pse ka një trup me linja perfekte, Kejvina zbuloi se ka vendosur të bëjë gjoksin operacion për shkak të një problem.

“Kam një problematikë shumë të madhe”, tha Kejvina dhe i kërkoi kamerës të fokusohej tek gjoksi i saj.

“I shikon këto? Unë mendoja se mos ishin dhjam por nuk ishin. Është gjoks që merr kot. Por është problematikë që do e zgjidh”, u shpreh Kejvina.

“Për të gjithë vajzat dhe zonjat që bëjnë shumë palestër, kur bëni shtangën shtrirë, gjoksi ngaqë sforcohet hipën lart, kështu që bëni kujdes”, tha Ermali.