.

“Plotësisht zbuluar”, një libër tjetër i shkruar nga pornostarja e njohur do të vërë në siklet Donald Trump-in

Aktorja e filmave pornografik Stephanie Clifford e njohur ndryshe si Stormy Daniels ka bërë të ditur se do të vijë me një tjetër libër që do ta vërë në siklet presidentin amerikan Donald Trump.

“Full disclosure” është shkruar nga vetë aktorja,  e cila ka pohuar se ka patur një lidhje me Trumpin në vitin 2006 dhe është paguar nga avokati i tij për të heshtur.

Ajo ka marrë 130 mijë dollarë në mënyrë që të mos dëmtonte kandidatin republikan në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Vetë Daniels ka thënë se libri do të jetë në shitje më 2 tetor.Në të do të tregohet jeta e saj dhe përplasja ligjore me presidentin për t’i dhënë fund marrëveshjes që e detyron të heshtë.