.

Michelle Obama një zonjë plot surpriza, zbulohet projekti gjigant pas largimit të saj nga Shtëpia e Bardhë

Ajo është një prej emrave më të dashur jo vetëm në Amerikë por në të gjithë botën, për thjeshtësinë e saj por edhe për mesazhet që përcjell sa herë që shfaqet në publik. E kemi fjalën për ish-zonjën e parë të Amerikës, Michelle Obama.

Pas përfundimit të mandatit të presidentit për Barack Obama, ai dhe familja e tij u larguan nga Shtëpia e Bardhë për të nisur një jetë të re, jashtë ‘mureve’ të politikës apo detyrimeve që ai status ju ngarkonte. Duket se kjo periudhë ka shërbyer si një fazë reflektimi për ish-zonjën e parë e cila ka lançuar sot projektin e saj gjigant.

Nëpërmjet një postimi që Michelle ka bërë në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj se sapo ka përfunduar punën për librin e saj i cili është një reflektim jashtë mureve të Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për mua sepse sapo përfundova librin tim, i cili do të botohet në 13 nëntor dhe mezi pres të ndaj me botën këtë kohë në të cilën isha jashtë Shtëpisë së Bardhë. Gjatë kësaj periudhe pata mundësinë të reflektojë për herë të parë për një periudhë të gjatë. Pata kohë të mendoja për njerëzit, historitë, eksperiencat të cilat më kanë bërë kjo që jam sot.”- ka thënë Michelle.

Ish-zonja e parë e Amerikës ka zbuluar se libri do të titullohet ‘Becoming’, ku në brendësi të tij do të gjenden të rrëfyera kujtime që lidhen me histori dhe ngjarje që kanë të bëjnë me shpresat dhe shqetësimet e saj të zakonshme, një histori e asaj që Michelle është sot.

Krahas botimit të këtij libri, ky projekt do të marrë përmasa gjigante pasi është menduar i organizuar në formë turi. Në faqen zyrtare që Michelle ka ndarë me ndjekësit e saj, shihet se tashmë janë përcaktuar datat dhe disa nga vendet ku ajo do të shkojë si dhe takimet që do të zhvillojë me të gjithë ata që duan të mësojnë për historinë e një zonje tashmë të suksesshme por me një të shkuar frymëzuese./Iconstyle