.

Kthim pas në kohë/ Motrat në foto janë dy prej vajzave më të bukura të ekranit shqiptar(Emrat)

Viola Spiro po shijon pushimet e gjata, pas përfundimit të emisionit sportiv në Radio Televizionin Shqiptar. Madje, Viola u shpreh se ka dëshirë që këtë periudhë t’ia dedikojë prindërve të saj dhe me shumë gjasa do të udhëtojë drejt Amerikës tek ata.

Dhe duket se fokusi këtë vit për moderatoren është pikërisht familja, madje ka hapur bllokun e kujtimeve dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të fëmijërisë. Ajo ka publikuar në “Insta Story” një foto ku shfaqet me të ëmën dhe motrën e saj Petrula, kur ishin shumë të vogla.

Petrula dhe Viola mbajnë veshur të njëjtën bluze, ndërsa realizojnë poza “funny” me të ëmën.

Vite më vonë, vajzat kanë rikrijuar foton e fëmijërisë dhe duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Buzëqeshja e dy vajzave të ekranit, duket se vijon të jetë e njëjta.