.

E pyesin për ndarjen nga Vin Veli, Bora Zemani sjell në vëmendje ditët e vështira dhe përgjigjet sinqerisht

Moderatorja Bora Zemani dhe Dj Vin Veli vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre dhe të ishin vetëm dy prindër të mirë për djalin e tyre.

Pasi kur bëhet fjalë për Abrorin, Bora dhe Vini janë gjithmonë bashkë!

Edhe Bora u bë pjesë e trendit më të fundit në “Instagram”, ku në vendin e gazetarëve janë fansat e moderatores.

Kurioziteti i shumë prej tyre, ishte për jetën e Borës pas ndarjes, ndërsa kishte të tjerë që e ftonin për t’u njohur më shumë.
E pyetur nëse ndarja nga Vin Veli ishte e dhimbshme, Bora iu përgjigj:

“Nuk besoj se ka ndarje të thjeshtë” – duke lënë të kuptohet se nuk ka qënë e lehtë ndarja për moderatoren.


Së fundmi, Bora Zemani është shkëputur nga ekrani i “Digitalb” dhe ka vendosur të shfaqet me një projekt të ri në një tjetër televizion, por ende nuk ka treguar përse bëhet fjalë.