.

22-vjeçarja i rrëfeu si humbi virgjërinë, Aulona Musta i bën publike bisedën dhe ka 2 fjalë për fansen

Moderatorja e njohur Aulona Musta është një nga personazhet publik që i kushton shumë kohë “Instagramit” i cili shërben si një urë komunikimi mes gazetares dhe fansave të saj.
Ditën e sotme, Aulona ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve teksa ka postuar një foto në profilin e saj në “Instagram”.
Ajo ka postuar mesazhet mes saj dhe një fanseje, e cila i rrëfente për herën e saj të parë dhe ndjesitë për këtë eksperiencë të re.

“Çkemi Aulona. Mundohem gjithmonë të jem mendjehapur por në këtë vend injorant nuk mundesh që për 1 sekond të mos ndihesh keq me veten. Jam 22-vjeç, kam një të dashur dhe është hera e parë që kryej marrëdhënie. Në atë moment që ndodhi proçesi vetëm qaja, nuk munda dot ta kontrolloja veten. Tani ndihem shumë keq, mendoj sikur gjithë bota e di dhe mua nuk do të më dojë askush më nqs nuk përfundoj me këtë të dashur. Tani vetëm e bluaj me veten, nuk mund të jem e qetë për asnjë moment”, ka treguar ndjekësja.


“Ja çfare i kane bere dhe vazhdojne t’i bejne vajzave ne kete vend…ja si i rrisin me trauma, me komplekse, paragjykime, percmim per veten. Ja se si i dhunojne psikologjikisht dhe shpirterisht, si i bejne te ndihen ne faj per gjerat qe bejne, edhe pse ato jane gjerat me normale ne bote. E bejne kete sepse eshte e vetmja menyre per t’i mbajtur te nenshtruara! Nese e meson dhe rrit nje vajze me idene qe seksi eshte turp, se seksi me me shume se nje mashkull eshte turp, se kush nuk martohet me ate mashkull me te cilin ka humbur virgjerine, ajo eshte femer pa moral, ajo eshte kurve, atehere eshte krijuar territori i duhur per te patur prane vetes nje skllave, nje grua te nenshtruar te ciles t’i mund tja permendesh “moralin” dhe “kurverine” sa here te vish tap ne shtepi, apo te kesh lene leket ne lloto, duke e bere te ndihet sikur i ke bere nder pse e ke “marr per nuse”, është përgjigja që Aulona i ka dhënë fanses së saj.