.

“Si të dalin lekët që shëtit nga një kontinent në tjetrin”, Aulona Musta nuk ia përton ndjekësit

Ajo është një nga moderatoret më të ndjekura në Instagram dhe kohët e fundit më të komentuara në media. Aulona Musta njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe të drejtëpërdrejtë në gazetari e jo vetëm, mirëpo nuk mund të mungojnë edhe konfliket në komente në fotot që poston në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ka publikuar një foto ku tregon se ndodhet në Suharekë dhe një fans e pyet se si i dalin lekët duke shëtitur nga një shtet në tjetrin ose nga njëri kontinent në tjetrin.

E Aulona ia kthen: “Na dalin lekët se kemi që 20 vjeç që punojmë nga mëngjesi në darkë, nëpër 2-3-4 punë dhe bëjmë llogaritë tona, jo të botës, se po u shqetësove ku i gjen lekët bota, do të harrosh të mbushësh kuletën tënde.”