.

Ndahen Mimoza Shkodra dhe Seldi, zbulohet arsyeja

Pothuajse 1 vit pas fejesës së bujshme që u komentua shumë në media, Seldi dhe Mimoza kanë vendosur t’i ndajnë rrugët. Miq të tyre kanë thënë për “Panorama plus” se dy këngëtarët kanë jo thjesht një krizë, por janë ndarë. Seldin dhe Mimozën i shihnim gjithnjë bashkë, por tashmë kanë fshirë fotot ku shfaqen me njëri-tjetrin.

Për më shumë, këtë verë ata nuk i kaluan pushimet bashkë. Seldi shkoi në Turqi me pushime me shokët e tij ndërsa Mimoza i kaloi pushimet në Barcelonë.

“Panorama plus” shkruan se një nga arsyet e ndarjes është fakti që çifti po e vazhdonin lidhjen në distancë. Mimoza jeton prej vitesh në Zvicër, ndërsa Seldi në Tiranë. Kujtojmë që bashkëpunimi i fundit i çiftit ishte me këngën “Sa kujtime” e cila pati shumë sukses dhe u kthye në hit këtë verë.