.

Foto/ Era Istrefi në super formë pas operacionit, i vë flakën rrjetit

Para një jave Era Istrefi lajmëroi ndjekësit e saj në Instagram nëpërmjet një videoje se i ishte nënshtruar një operacioni.

Ajo tregonte se kishte operuar apandesitin dhe askush s’duhet të merakosej për të, pasi ishte mirë. Vetëm një javë pas operacionit, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto që ka ndezur rrjetin, teksa dukej në super formë.

Era është shfaqur me rroba banjoje trup, me vija të bardha dhe të zeza, teksa qëndronte mbi komardare në pishinë me njërën këmbë ngritur mbi tjetrën, duke shijuar rrezet e diellit.