.

“Një pyetje kisha, Vera 71 vjeçe është?”/ Alketa Vejsiu habit me përgjigjen

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka janë një ndër dyshet më jetëgjatë në botën e televizionit shqiptar.

Kemi plot 18 vite që i shikojmë së bashku në ekranet tona dhe na duket sikur moderatorja dhe regjisoria e njohur nuk kanë ndryshuar fare.

Në një foto të postuar ditën e sotme nga Alketa në profilin e saj në Instagram, një fanse e ka pyetur moderatoren për moshën e Vera Grabockës.

“Alketa një pyetje kisha. Vera 71 vjeçe është? Se unë them 71, po të tjerët se besojnë?”, e pyet ndjekësja moderatoren e njohur.

“Jooo është 20. Ka ngelur ora aty përgjithmonë”, ishte përgjigja e Alketës.