.

I zuri vendin një emision tjetër/ Ç’do të ndodhë me “Pop Culture”?

Edhe pak ditë na kanë mbetur nga gushti dhe shumë shpejt do të nisë sezoni i ri mediatik që mësa duket ka prekur shumë programe të ekranit, duke eleminuar disa prej tyre e duke i ndryshuar orarin disa të tjerave.

Kështu ka ndodhur edhe me emisionin “Pop Culture”, i cili transmetohej pas lajmeve, në orën 15:35. Mësohet se vendin e tij e ka zënë programi i ri i moderatorit Denis Dyrnjaja, “Top Talk”, i cili do të transmetohet çdo ditë.

Të kontaktuar nga “Prive”, dy moderatorët e “Pop Culture” kanë zbuluar se ç’do të ndodhë me programin.

Kelvi nuk ka pranuar të japë të dhëna, mirëpo Dojna e ka konfirmuar vazhdimësinë e saj në program dhe ka mohuar fjalët se emisioni do të mbyllej.

“Jo, programi nuk është mbyllur, përkundrazi do vijë me shumë ndryshime dhe surpriza, një ndër to është edhe orari i transmetimit”, ka deklaruar ajo.