.

Arjola Shehu lihet jashtë “Tv Klan”? Sezonin e ri televiziv do ta shohim në…

“Tv Klan” tashmë ka publikuar promon e programeve të reja të cilat do t’na shoqërojnë këtë sezon të ri. Në sy ka rënë mungesa e moderatorëve të njohura, Nevina Shtylla, Marina Vjollca dhe Arjola Shehu.

Megjithëse Nevina dhe Arjola kanë deklaruar se do të vazhdojnë të jenë pjesë e “Tv Klan”, ato nuk duken asgjëkund në promon e programeve që do të na shoqërojnë në ekranin e “Tv Klan” gjatë këtij sezoni.

Me sa duket Arjola është lënë jashtë “Tv Klan”, ditën e djeshme ajo është parë në ambientet e “Top Channel”, shkruan Icon style.

Ende nuk dihet nëse Arjola ka arritur të nënshkruajë një kontratë me “Top Channel”, por me shumë mundësi sezonin e ri televiziv do ta shohim në këtë ekran.