.

Eno Popi publikon për herë të parë foton e vajzës

Moderatori i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë para  tre muajsh.

Partnerja e tij Atena solli në jetë vajzën të cilën e pagëzuan me emrin Liv.

Sot Eno ka publikuar foton e parë të saj.

Pavarësisht se nuk arrijmë të shohim akoma fytyrën e së voglës pasi babi i saj është kujdesur ta fshehë, kjo foto është shumë e bukur.