.

Pas largimit nga Klan, martohet Arjola Shehu?

Largimi i Arjola Shehut nga Tv Klan ka disa ditë që diskutohet në media e rrjete sociale, ndërsa këtyre lajmeve Arjola i është përgjigjur me një postim në Instastory. Ajo ka treguar se do të vijë me një projekt të ri televiziv, ndryshe nga ç’e kishim parë deri tani.

E pyetur në Instastory me çfarë do të merret tani që mbaroi ‘Kush vjen për drekë’, moderatorja i ka habitur të gjithë me përgjigjen.

“Do të martohem”- i është përgjigjur Arjola pyetjes, duke publikuar edhe një foto ku shfaqet e veshur me fustan nusërie.