.

Ky është rregulli i çuditshëm që Meghan dhe Princ Harry duhet të zbatojnë kur të bëhen prindër

Familja mbretërore angleze çdo herë e më shumë na befason me rregullat e e rrepta që ka, të cilat në jo pak raste na duken të çuditshme.

Pavarësisht se Meghan Markle, Dukesha e Sussex që në fillimet e lidhjes së saj me princin Harry, e ka ditur gjithmonë se ka rregulla të veçanta për çdo aspekt të jetës, ajo vendosi të përshtatej me këtë jetë, por jo në pak raste ajo i thyen ato edhe publikisht.

Së fundmi është mësuar se Meghan Markle duhet të përballet edhe me rregulla që kanë të bëjnë me fëmijët e saj, kur ajo të bëhet nënë. Sipas ekspertëve të familjes mbretërore, Mbretëresha Elizabeth II ka kujdestarinë e plotë të fëmijëve që do të ketë Meghan.

Ky është një rregull 300-vjeçar që vazhdon ende të zbatohet. Mbretëresha ka të drejta të plota jo vetëm për fëmijët e Meghan dhe Harry-t, por gjithashtu edhe për fëmijët e princit George, princeshës Charlotte dhe princit Louis.