.

Enca përpiqet të “puthë” këngëtarin e famshëm

Enca është një prej këngëtareve më të ndjekura në Instagram, në të cilin është mjaft aktive jo vetëm me foto e video të ndryshme që publikon, por edhe me komente.

Së fundmi, Enca ka lënë në foton e Bebe Rexhës një koment që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Teksa Bebe kishte pozuar krah këngëtarit me famë botërore, Malumës, Enca nuk është përmbajtur dhe ka kërkuar publikisht ta puthë atë.

“Puthe dhe për mua. Dukeni mahnitshëm.”– i shkruan ajo Bebes në postim.