.

“Më hoqi reçipetat në pishinë dhe…”, turistja angleze denoncon shqiptarin


Një 31-vjeçar shqiptar është akuzuar për ngacmim seksual nga një turiste 21-vjeçare nga Anglia. Mësohet se vajza e akuzon se ky i fundit i ka hequr reçipetat, e ka prekur në vende intime dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale në Greqi, ku ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos.

E reja tha në departamentin e policisë së Rodosit se shqiptarin e kishte njohur në një bar të ishullit. Kur ishin ndodhur në pishinën e barit, 31-vjeçari i kishte hequr reçipetat anglezes dhe kishte nisur ta prekte në zonat intime. Vajza kishte kundërshtuar dhe e ka denoncuar në polici. Shqiptari është arrestuar dhe ka treguar se nuk kishte qëllim të bënte asgjë pa dëshirën e saj.