.

‘Uroj të vdesësh’, Genta e Big Brother tmerrohet nga fansi

Genta Gjalpi ish banorja “Big Brother Albania” është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media.

Shpesh herë si shumë personazhe të njohur edhe Genta sulmohet nga ndjekësit e saj, të cilët e kritikojnë për jetën që bën. Së fundmi ajo është tmerruar nga një mesazh që i ka ardhur në Inbox.

”Vjet bëre aksident, por nuk vdiqe, sivjet uroj me shpirt të vdesësh nuk e meriton të jetosh, je shumë femër e keqe, mjerë ata prindër që të kanë”, i ka shkruar një nga ndjekësit e saj.

E shokuar nga ky mesazh ish banorja  e ka postuar dhe përkrah tij ka shkruar: “Ky esht sms me i neveritshem qe kam mar ne jeten time…nuk i kapa dot emrin se me beri block, por hera e vetme qe jam ndjer tmeresisht keq”.