.

Pas ndarjes nga Era Istrefi, zbulohet lidhja e Faton Shoshit me modelen e njohur

Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, menaxheri i njohur Faton Shoshi ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën private.

Shpeshherë ai është parë vazhdimisht në shoqërinë e femrave të ndryshme dhe mediat rozë kanë aluduar se ai ka nisur një lidhje.

Ndërkohë që Fatoni i ka hedhur poshtë këto lajme, më në fund është zbuluar se kush është femra në krah të tij.
“Lajme.net” ka zbuluar se Faton Shoshi është në një lidhje me modelen nga Kosova, Gresa Hoti,e cila jeton në Milano.Nuk dihet saktësisht se kur ka nisur lidhja e tyre, por përflitet se ata janë prej shumë kohësh bashkë.

Madje mbrëmjen e djeshme Fatoni ka publikuar në Instastory një video të modeles, dhe më pas një foto ku shiheshin të dy së bashku.