.

“Dua të martohem me ty”, moderatorja shqiptare merr propozim për martesë para 260 mijë personave

Ajo ka arritur të rrëmbejë dashurinë e publikut falë buzëqeshjes së ëmbël, thjeshtësisë që e karakterizon dhe profesionalizmit në punë.
Bëhet fjalë pikërisht për moderatoren Jonida Vokshi të cilën e gjejmë të angazhuar edhe në filma, seriale, publicitet.

Rrjetet sociale nuk janë të preferuarat e saj, por gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar një selfie me ndjekësit e saj ku me siguri ka ngecur në trafik.

Sigurisht që bukuria e saj bie gjithmonë në sy prandaj dhe komentet janë pozitive. Një koment erdhi dhe nga gazetari Klisman Byku, të cilin e kemi parë shpesh në Digitalb.

Klisman i ka shkruar moderatores që  do të martohet me të, koment që me siguri e kanë parë të gjithë ndjekësit e Jonidës, të cilët nuk janë pak. Jonida Vokshi ende nuk i ka kthyer përgjigje, por sigurisht do ta marrë me sportivitet komentin e tij.