.

‘Chonga’ e Tunës po i ‘çmend’ të gjithë, por kuptimi i kësaj fjale do t’ju habitë

Tuna është rikthyer sot në muzikë pas dy vitesh mungesë me këngën e re “Chonga”, një këngë të cilën Tuna prej disa javësh e kishte paralajmëruar dhe po pritej me padurim. “Chonga” është shumë ritmike dhe është pëlqyer shumë duke gjeneruar mijëra shikime në Youtube që në orët e para të publikimit.

Në klip Tuna shfaqet shumë ekstravagante dhe në super formë. Mirëpo ajo që po i bën të gjithë kurioz është titulli i këngës. Domethënia e “Chonga” ndryshon në varësi të kontekstit në të cilin përdoret. Domethënia më specifike e termit nënkupton një anëtar të nënkulturës chonga, një femër latine e klasës punëtore të cilat vishen dhe shpesh veprojnë në një mënyrë të seksualizuar, të zhurmshme, ndonjëherë agresive. Termi gjithashtu ka tre kuptime: si sinonim për prostitutë, për t’iu referuar një gruaje që vepron “gangsta” ose sillet si e tillë dhe termi përdoret gjithashtu midis shoqeve, si një mënyrë gazmore për të përshëndetur njëra-tjetrën”, shkruhet në Wikipedia./xing.al