.

Pas lindjes së vajzës, Xhensila shfaqet në super formë (Foto)  

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj solli në jetë më 12 korrik, fëmijën e saj të parë, të cilën e quajtën Ajka.

Lajmin e bukur e dhanë Besi dhe Xhensila nëpërmjet postimeve në Instagram. Pas lindjes, këngëtarja nuk është shfaqur aktive në rrjetet sociale, duke qenë se i është dedikuar mëmësisë.

Por sot ajo ka mahnitur ndjekësit e saj teksa ka publikuar disa foto, ku shfaqet mjaft në formë edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë nga lindja e vogëlushes.