.

Martohet Emel e ‘Shtëpiakeve’, ja fotot nga dasma madhështore

Aktorja turke, Ozge Ozder  e cila u bë shumë e njohur për publikun shqiptar falë rolit të saj si Emel në serialin ‘Shtëpiake të Dëshpëruara’, i ka dhënë fund beqarisë.

Aktorja ditën e djeshme  ka kurorëzuar dashurinë disa vjeçare me këngëtarin turk Sinan Guleryuz, i cili është 8 vite më i vogël se ajo, shkruan Xing.

Siç kanë treguar dhe mediat turke, dasma ishte madhështore dhe e zhvilluar në një nga lokalet më të njohura në Turqi. Të ftuar në të ishin edhe disa nga aktorët më të famshëm si Gözde Kansu, Begüm Birgören, Aslı Tandoğan, Nebahat Cehre e shumë të tjerë.