.

Video/ FIFA mbyll zyrtarisht votimin, ja kush u zgjodh si goli më i bukur i Botërorit

Zyrtarisht FIFA e ka mbyllur sondazhin për golin më të bukur të Botërorit. Mbi 3 milionë vizitorë të faqes “fifa.com” të cilët votuan zgjodhën si golin më të bukur, atë të Pavard kundër Argjentinës. Ndërkohë që në vendin e dytë ka përfunduar goli i Huna Kuinteros nga goditja e dënimit i shënuar në fazën e grupeve.

Në vendin e tretë u rendit goli i Luka Modriç edhe ky i shënuar në fazën e grupeve në ndeshjen e Kroacisë përballë Argjentinës. Pavard bëhet lojtari i parë europian që nga krijimi i këtij çmimi në vitin 2006. Më para e kishin fituar Hames Rodrigez në vitin 2014, Diego Forlan në 2010 dhe Maksi Lopez në 2006.