.

Trajneri Ze Maria: Tifozët duan derbin, por atë do e luajmë në…

Tirana fitoi 2-0 ndaj Apolonisë. Të dy golat i shënoi në pjesën e dytë nga Blazhovski dhe Hasani. Ndërkohë pas ndeshjes ka folur edhe trajneri brazilian Ze Maria i cili në një prononcim për “SuperSport” është shprehu: “Nuk mund të bëj premtime. Ishte ndeshja e parë miqësore e sezonit. Sinqerisht nuk më interesonte rezultati, por doja të shikoja në çfarë niveli jemi. Dhe ja ku jemi, të bërë shumë pis dhe pak mbrapa me përgatitjet, por është e rëndësishme që e nisëm me fitore. Afrimet e reja do të kapin ngadalë ritmin e grupit. Janë pak mbrapa, sepse ritmi ynë i stërvitjes edhe gjatë sezonit të kaluar ishte i fortë. Kanë kualitet dhe kjo është e rëndësishme, ndërkohë që tani po përshtaten. Tifozët duan derbin, por ka kohë për atë sfidë, e luajmë në javën e gjashtë, kemi pesë ndeshje përpara derbit.”