.

Video/ Goditet për vdekje me thikë futbollisti argjentinas

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Buenos Aires e cila i ka marrë jetën portierit argjentinas Facundo Espindola.

Mësohet se 25-vjeçari është goditur për vdekje me thikë në një përleshje në rrugë pasi ai dhe të tjerët kishin dalë nga një bar.

Ndërkohë dy persona janë arrestuar si të dyshuar në vrasje dhe një prej tyre është lojtari Nahuel Oviedo i cili aktualisht luan për San Telmo.

Sulmi ndodhi rreth orës 6:30 në orën lokale kur Espindola dhe një grup duke përfshirë Oviedo, nisën të grindeshin në rrugë. Pas grushtave, një nga sulmuesve nxori një thikë dhe i preu fytin portierit. Oviedo është arrestuar pasi në makinë iu gjetën njolla gjaku, ndërsa arma e vrasjes u gjet 15 blloqe nga skena e krimit. Arsyet e sherrit janë ende të panjohura.