.

Igli Tare bën zbulimin e radhës, kush është lojtari 26-vjeçar

Prej kohësh Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ishte vënë në kërkim të një lojtari të mirë për ekipin ku ai punon. Por mesa duket tashmë e ka një emër konkret. Është braziliani Tiago Mendes Ribeiro i cili shikohet nga shqiptari si një lojtar që mund të blihet dhe të shitet në të ardhmen për një shumë të madhe.

Ndoshta mund të mendojnë se ky lojtar nuk vlen ashtu si mendohej dhe për Milinkoviç-Saviç por ishte Tare ai që e zbuloi. Ndërkohë lotjari luan në Francë ku ka luajtur 31 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 4 asist. Nëse Lacio do të blejë lojtarin do ti duhet të japë plot 17 milionë euro.