.

Lajm i mirë për shqiptarët, Avramopoulos: Kosova shumë afër liberalizimit të vizave, këtë po e them…

Në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos sa i përket librealizimit të vizave tha se vendimin final e marrin Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian. Por në mbyllje të fjalës së tij ai gjithashtu u shpreh se qytëtarët e Kosovës se janë shumë afër liberalizimit të vizave.

“Në vitin 2016 u tha se procesi do të pëfundojë shumë shpejt. Të njëjtën fjali do të them edhe tani. Populli kosovar mezi pret që të liberalizohen vizat. A besoni se vërtet, së shpejti brenda këtij viti populli i Kosovës mund të udhëtojë pa viza?

Ajo çka kam thënë edhe më parë është plotësuar nga qeveria e Kosovës dhe autoritetet kanë vepruar fort dhe po bëhet në bazë të meritës nuk është dhuratë. Por do të kalojë edhe në duart e PE dhe KE. Kosova i ka plotësuar kriteret, por ende nuk do të ndodhë liberalizimi i vizave. Jemi shumë pranë këtij vendimi, por e gjitha varet nga PE dhe KE. Ne kemi dhënë propozimin, por e gjitha varet nga PE dhe KE. Këtë kemi bërë edhe në 2016 dhe kemi të drejtë dhe i bëjmë thirrje PE dhe KE që të ecin përpara dhe të liberalizojnë vizat për të gjithë qytetarët e Kosovës. Jemi shumë afër këtë po ia u them më vendosmëri.”, u shpreh Dimitris Avramopoulos. / Hapur.al