.

Këngëtarja shqiptare zbulon projektin më të ri: Ja besova një djali 10-vjeçar

Prej kohësh ajo është zhvendosur në Amerikë ku po vijon karrierën e saj si këngëtare. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Linda Halimi e cila kohë më parë mori pjesë edhe në spektaktin “American Idol”.
Ajo ka mahnitur gjithnjë publikun me potencialin që ka dhe kjo e ka bërë që të mos heqë dorë nga muzika.
Ditën e sotme Linda ka publikuar një këngë të re në gjuhën angleze e titulluar “Murda”.

Ajo e ka lançuar këngën në rrjetet sociale duke shprehur lumturinë për bashkëpunimin me një producent amerikan dhe reper të njohur.

Linda ka zbuluar se suksesin e kësaj kënge ja ka besuar djalit 10-vjeçar të producentit Nealante, i cili ka vënë në jetë këtë projekt.