.

E tradhtoi me Afërdita Dreshajn, 3 vite pas ndarjes nga Agon Amiga, Egzona merr vendimin e papritur

Ndarja e tyre në vitin 2015 bëri shumë bujë në media, por çifti i njohur i showbizit duket se e ka hedhur pas të shkuarën.
Në atë kohë u tha se shkaktar i ndarjes ishin skenat e nxehta të reperit Agon Amiga me modelen Afërdita Dreshaj në videoklip.
Megjithatë sipas burimeve nga Magazina.al thuhet se Egzona Syla dhe Agon Amiga janë rikthyer përsëri bashkë.
Burime të afërta me reperin, i kanë treguar portalit Magazina.al, se Agoni dhe Egzona ka kohë që janë bashkë dhe po kalojnë momente të mira.
Kujtojmë se Agoni dhe Egzona u martuar në vitin 2013.