.

Ajka e Besit dhe Xhensilës mbushet me dhurata, ja çfarë ka marë këtë herë vogëlushja(Foto)

Gjashtë ditë më parë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë vajzën e saj të parë, dhe çifti i famshëm zbuloi se e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Ajka, emër ky i lidhur me fëmijërinë e Besit.
Këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale, duke qenë se mëmësia po e mban shumë të zënë. Ndërsa aktori Bes Kallaku ka ndarë pak ditë më parë ndjesitë e para e të qenit baba, ku me humor i tha fansave se kërkonte gjumë me qera.
Dhuratën e parë vogëlushja e ka marrë nga këngëtarja Greta Koçi.Ndërsa sot Xhensila ka publikuar pak minuta më parë në Instastory dy pako ngjyrë rozë, që ishin zbukuruar me fjongo dhe disa zana të vogla, të cilat siç duket i kanë pëlqyer shumë këngëtares.